Gjermani-Poloni, paqe pa gola në Paris

0
431

Nuk ka fitues në një nga ndeshjet më të nxehta të Europianit. Gjermania dhe Polonia ndajnë nga një pikë në barazimin pa gola pas 90 minutave emocionuese të luajtura në “Stade de Francë”. Kampionët e botës që kërkonin të siguronin fitoren e 7 rresht mes eliminatoreve dhe europ9ianit, u ndalën nga muri polak që arriti t’i bënte ballë treshes së sulmit Gotze-Muller-Gomes por edhe mesfushës muskuloze me Kross dhe Khedira në regji. Gjatë pjesës së parë, Gjermania arriti të kontrollonte lojën por hasi vështirësi të mëdha në gjetjen e hapësirave duke mos e shënjestruar asnjëherë kuadratin e portës, ndërsa në të dytën u tregua e paqartë, ndërsa në krahun tjetër, Lewandowski ishte hija e vetvetes, çka u reflektua edhe në rastet e krijuara. Polonia zbriti në fushë e karikuar për të kërkuar një fitore me vlerë kualifikimi pasi në 20 ndeshjet e fundit ndaj Gjermanisë vetëm në një rast kishte arritur të dilte me kokën lartë. Gjithsesi rastet e para të rrezikshme i krijoi Gjermania me Gotze dhe Jonas Hector që në minutën e 5. 11 minuta më pas merr një asist nga Muller por topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë. Pjesa e parë u mbyll me shumë volum loje në mesfushë por pa raste të qarta për të zhbllokuar rezultatin, ndryshe nga fraksioni i tyrë ku Polonia kishte mundësinë e artë me Milik pak sekonda pas rikthimit në fushë, por sulmuesi bardhekuq nuk arriti ta shtynte topin në rrjetë. 2 minuta më pas Fabianski iu kundërpoërgjigj Mario Gotzes, ndërsa bëri të njejtën gjë edhe në të 69-ën pas një topi të Ozil që synoi të kapte në befasi mbrojtjen polake. Gjermania e rriti presionin në kërkim të golit të fitores por as Mario Gomez nuk arriti të imponohej, ndërsa Schurrle, Muller dhe Kroos u shfaqën të pafuqishëm përballë mbrojtjes së skuadrës polake që mbrojti me fanatizëm barazimin pa gola që e mban në vendin e dytë të klasifikimit me 4 pikë po aq sa Gjermania.

Video Player

LEAVE A REPLY