Thursday, August 18, 2022
HomesocialeLigji i ri per qent pitbull

Ligji i ri per qent pitbull

-

Kush ka nje qen te konsideruar si te rrezikshem dhe nuk permbush detyrimet ligjore që kanë të bëjnë me sigurine e tyre, mund të dënohet deri në 10 vjet burg. Kjo është nisma ligjore që pritet të dergohet në kuvend, nisur nga disa raste ku qentë e racave pitbull apo rotweailer kanë sulmuar qytetarët duke u shkaktuar plage. Me kete modifikim te ligjit per veterinarinë, mbajtja e ketyre qenve te rrezikshem në banese, do te jete shume me e veshtire se me perpara.

Mbajtja dhe stervitja e qenve te rrezikshem, kryesisht pitbull, eshte kthyer ne nje lloj sporti edhe ne rajonin e shkodres. Pas nje stervitjeje me forma absurde, keto qen i perfshijne ne dyluftime te pergjakshme ne disa zona periferike

Ligji aktual per veterinarine, shprehet qarte se “eshte i ndaluar ndersimi i kafsheve kunder njera tjetres ose perdorimi I kafsheve per luftime a shfaqje qe shkaktojne dhimbje, demtime, plagosje ose ngordhje te kafsheve”.
Sipas informacioneve, vetem gjate muajit te fundit, ne policine e shkodres ka patur disa denoncime per organizimin e dyluftimeve me qen, ku jane shoqeruar mbi 10 persona ne polici per ndjekje te metejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts