Monday, December 2, 2024
HomeAktualitetPo Degradon Rruga e Gurit te Zi

Po Degradon Rruga e Gurit te Zi

-

Shenjet e degradimit janë dhëne ! Jo vetëm nga dëmtimi i asfaltit te rrugës Guri i Zi – Mjede, por edhe nga ndërprerjet e saj ne shume segmente me inerte qe zbresin nga prurjet e përrenjve. Janë kthyer ne pika te rrezikshme për aksidente, pa folur për dëmtimin e automjeteve. Nga ky segment ku ndanë rruga për ne Rragam e ne drejtim qendrës se njësisë administrative, ka shume vite qe nuk është hedhur asfalt, thonë banoret.

Ndërsa ne segmentin e Jubanit, janë 3 ndërprerje te rrugës, ku vetëm ne njërën prej tyre kane ndodhur 5 aksidente,tregon njeri nga banoret e këtij fshati:

Pak metra me tej rasti është edhe me flagrant. Këtu rruga nuk është ndërprerë nga inertet e përrenjve por është çare rruga dhe ndërtuar një kolektor kullimi para një viti, me pas u është lëne ne ketë gjendje. Ata qe e dëmtuan asfaltin për kolektorin, harruan se ajo duhej riparuar. Një tjetër pike e rrezikshme për aksidente është edhe tek sheshi “Nene Tereza”. Inertet kane krijuar një terren rrëshqitës për automjetet, te cilat fare lehtësisht mund ta humbin kontrollin. Nuk mund te mos kujtohet se kjo rruge, është mjaft e qarkulluar. Nëse do te mirëmbahej, ajo do te shfrytëzohej akoma me shume sidomos gjate verës nga automjetet Shkodër – Vau Dejës dhe anasjelltas, pa pasur nevoja qe te kalojnë nga segmenti Bushat – Shkodër, duke renduar ne një trafik tejet te dendur me automjete.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts