Mjeshtri i madh Bujar Qamili shtron yftar

0
254

Në respekt dhe nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe mesazheve që ai përcjell për çdo besimtar mysliman, mjeshtri i madh i këngës popullore e qytetare Bujar Qamili për të 8-in vit radhazi i është bashkuar me traditën e bukur të shtrimit të yftarit. Ky muaj i shenjtë që bashkon besimtarët në lutje dhe agjerim, bën që çdo vit të vlerësohet nga mjeshtri i madh i këngës, i cili me këtë sofër të iftarit dëshmon vëllazërinë dhe solidarizimin me çdo besimtar.

Vetë organizatori i këtij yftari thotë se besimi në Zotin dhe dashuria për tjetrin, spikasin edhe më shumë në këto ditë të Ramazanit.

E vecanta e këtij iftari ishte edhe prania e përfaqësuesve të shoqatës së jetimeve që janë bërë pjesë e këtij muaji të faljes e agjerimit. Shtrimi i yftarit në muajin e Ramazanit nga mjeshtri i madh i kënges Bujar Qamili është një traditë e cila nga viti në vit është përcjelle me dashuri.