Uji i pijshëm në Shkoder shpërdorohet gjatë stinës së verës. Është vetë ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime që e pranon zyrtarisht një fakt të tillë, ndonëse nuk di të japë zonat konkrete ku fenomeni është më i theksuar. Megjithatë rastet që goditen janë të pakta dhe shkak bëhet mungesa e legjislacionit, për të cilin po punohet që të hartohet i plotë. Ligji bën sipas drejtorit Mark Molla të çalojë edhe puna e task – forcës.
Një ndër arsyet kryesore që uji shpërdorohet është edhe mungesa e matësave në shumë familje Shkodrane.
Ndëshkimi i lidhjeve të paligjshme në banesa dhe subjekte private mbetet sfida kryesore e ndërmarrjes së ujësjellësit veçanërisht gjatë stinës së verës, ku konsumi i ujit dyfishohet.