Yftari tradicional i bashkise Shkoder

0
380

Bashkia e Shkodres ashtu siç e ka bere tradite, ka shtruar edhe kete vit nje yftar per te gjithe besimtaret mysliman, ne kuader te muajit te shenjte te Ramazanit. Pjese e kesaj sofre ishin autoritete vendore, deputete te qarkut, 51 keshilltaret bashkiak dhe punonjes te administrates. Fillimisht duke i uruar agjerim te lehte çdo myslimani, yftarin e hapi mikepritesja e tij kryebashkiakja Voltana Ademi.
Me pas ne emer te myftinise Shkoder ishte teologu Arben Halluni qe falenderoi kryebashkiaken Ademi per kete sofer qe deshmon traditen e bukur te qytetit tone.
Shtrimi i yftareve ne kete muaj te shenjte eshte kthyer ne tradite per qytetin e Shkodres, qe spikat per harmonine dhe tolerancen fetare. Çdo vit edhe bashkia i bashkohet ketij muaji te sakrifices, ku çdo besimtar permes agjerimit dhe lutjes ploteson nje nga shtyllat e besimit.