Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetNe korrik nis pastrimi i Thethit

Ne korrik nis pastrimi i Thethit

-

Një nga pikat e dobëta që thuajse çdo vit kanë patur njësitë vendore, ka qënë pastrimi i territorit për të cilin kujdesi ka qënë minimal. Thethi është një prej tyre, ku magjia që të ofron natyra me peisazhet e rralla, zbehet nga hedhja vend e pa vend e mbeturinave, duke mos kursyer brigjet e lumenjve, apo shtigjet e gjelbërta të lëndinave. Kryebashkiakja Voltana Ademi gjatë një prononcimi për tv1 channel garanton se ky problem do të marrë zgjidhje brenda pak javësh, pasi është çelur tenderimi me kompaninë që do ti besohet pastrimi i Thethit. Ndryshe nga zonat e tjera, kontrata do të ketë një specifikë.

Me nisjen e këtij shërbimi për komunitetin e zonës do të zbatohet edhe tarifa e pastrimit, e cila deri më tani nuk është paguar për shkak se shërbimi në fjalë ka munguar. Ende nuk dihet sa do të jetë taksa që do të paguhet, por kjo gjë po studiohet nga specialistët e shërbimeve publike. Kompania fituese në tender duhet të parashikojë koston e rrugës nga Thethi drejt landfild-it të Bushatit, për një herë në javë që do të kryhet pastrimi në këtë zonë të alpeve Shqiptare, ndërkohë që për zonat e ndotura deri më tani do të shihet mundësia e ndërhyrjes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts