Tuesday, December 3, 2024
HomeAktualitetShiroke – Zogaj, Jashte Kontrollit !

Shiroke – Zogaj, Jashte Kontrollit !

-

Bregu i Liqenit te Shkodres deri ne Zogaj eshte mjaft i preferuar për femijet. Nje pjese te shoqeruar nga prindërit , te tjere me shoqerine e tyre, sidomos te shtunat dhe te dielat e kalojne ne ketë zone. Por ajo qe terheqe vëmendjen ka te beje me faktin se nga peshkimi përtej Ures se Bunes dhe ne Shiroke dhe Zogaj, nuk ka as dhe nje mase sigurie qe tu vije ne ndihme ne raste rreziku ne ujrat e liqenit. Nje shqetesim te tille e shprehin edhe qytetaret, te cilet çuditen se si edhe Bashkia Shkoder edhe policia, nuk duan te ia dine për frekuentimin e bregut te liqenit gjate veres, ne drejtimin te parandalimit te ngjarjeve te padëshiruara:

Jo vetem qe nuk ka qofte edhe nje mjet te thjeshte lundrues qe te mbikëqyre brigjet ku notojne femijet , por kjo zone eshte totalisht jashte kontrollit edhe ne drejtime te tjera. Nuk ka qofte edhe nje patrulle te policise se rendit apo asaj rrugore qe te qarkulloje rruges, nuk ka qofte edhe nje polic te bashkise, nuk ka qofte edhe nje person te caktuar zyrtarisht qe ti referohen qytetaret për probleme te ndryshme qe ata mund te kene gjate pushimeve. Normalisht masat paraprake janë te nevojshme për te parandaluar ngjarjet e renda, ndaj nuk mund te pritet qe ato te ndodhin për tu kujtuar me pas se çfare duhet bere.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts