Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetRiparimi i Ures se Bahçallekut

Riparimi i Ures se Bahçallekut

-

Amortizimi i urës së Bahçallekut në hyrje të qytetit të Shkodres ka nisur prej vitesh dhe përherë ndërhyrjet në këtë vepër arti kanë qënë të pjesshme. Situata edhe sot paraqitet problematike, pasi dëmtimi i saj i lartë rrezikon jetën e kalimtarëve dhe në të njëjtën kohë nuk përballon fluksin e lartë që ka arteria kryesore e hyrje – daljes për në kryeqendrën e veriut. Por në këto ditë të nxehta që kanë shënuar edhe nisjen e sezonit turistik dhe kanë rritur fluksin e lëvizjeve, janë përzgjedhur nga autoriteti rrugor si moment për të nisur riparimin e urës. Menjëherë këto punime janë reflektuar në trafik të ç’orientuar dhe kaos që ka zgjatur gjatë të gjithë paradrekës së të hënës.

E mirëpresim riparimin e urës që e duajnë të domosdoshme, por kryerja e punës në mes të ditës është jo normale thonë drejtuesit e mjeteve.

Trotuaret për këmbësorë dhe një pjesë e parmakëve të urës së ndërtuar në fillim të viteve të 70-të, nga viti në vit kanë pësuar dëmtime të shumta. Ura që kalon mbi lumin Drin është e lartë 170 meter dhe me prurjet e mëdha të viteve te fundit ka pësuar jo pak demtime edhe në këmbet e saj. Kjo vepër arti përballon fluksin më të madh të lëvizjeve, por deri më sot megjithëse është premtuar shumë, ende nuk egziston një projekt për rikonstruksionin e plotë të saj dhe zgjerimin, një domosdoshmëri e diktuar nga koha.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts