Vendosen prozhektoret ne “Loro Boriçi”

0
330

Pavaresisht temperaturave te larta, ne stadiumin “Loro Borici” po punohet me ritme te shpejta ne menyre qe ky impjant sportiv te jete gati per fillimin e muajit gusht. Arredimi I ambjenteve te brendshme ka perfunduar ndersa jashte gjithcka duket gati. Punimet ne sheshin perreth stadiumit jane finalizuar me vendosjen e sinjalistikes dhe ndricimit ndersa tribunat jane pajisur me shenjat identifikuese per tjua bere tifozeve me te lehte orientimin. Nje nga proceset me te rendesishme ai I vendosjes se ndricuesve te fushes sapo ka perfunduar. Firma kontraktuese ka marre ne dorezim prozhektoret qe jane modern dhe te miratuar nga FIFA e brenda pak ditesh ka bere te mundur instalimin e tyre. Duhet theksuar se te tille ndricues jane shume te fuqishem dhe per momentin jane te vetmit te ketij lloji ne shqiperi. Me teknologjine e instaluar ne “Loro Borici” edhe ne rastet kur do te kete defekte apo shkeputje te energjise elektrike ato do te qendrojne per disa minuta te ndezur duke shmangur situata te pakendshme sic kane ndodhur edhe me pare ne stadiumet tona. Sa I perket problemit qe u shfaq gjate muajve Prill dhe Maj me ujin qe ishte perhere I pranishem ne katin e nendheshem, inxhinieret kane arritur qe ta zgjidhin ate dhe per drejtuesit e punimeve nuk ka me shqetesime. Tashme kane mbetur edhe disa detaje te vogla si lidhja e energjise ne disa dhoma, vendosja e portave apo e tabeles elektronike qe stadiumi te perfundoje teresisht. Per sezonin e ri, Vllaznia duhet te beje llogarite e veta per krijimin e nje ekipi te denje per t’iu pershtatur nje stadium madheshtor si “Loro Borici” dhe nje tifozerie te zjarrte qe eshte perhere ne mbeshtetje te tyre.