Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetPronat, prefekti mbledh kryebashkiaket

Pronat, prefekti mbledh kryebashkiaket

-

Një takim i inicuar nga Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka sjellë në një tryezë tre kryetarët e bashkive të qarkut si dhe anëtarët e komisionit të regjistrimit të pronave. Çështja e regjistrimit të pronës dhe ligji 7501 i cili i ka humbur efektet e veta kanë qenë temë e diskutimit tw zhvilluar me dyer tw mbyllura. Tre kryetarët e Bashkive u shprehen se prona është cështja më e rëndësishme dhe se zhvillimi i saj pengohet nga mungesa e certifikatës. Kryebashkiakja Ademi theksoi se e gjitha kjo anomali kërkon angazhim qeveritar për të zgjidhur cështjen e regjistrimit të pronës, qe eshte me shqetesuese ne njesite vendore.

Vetem 20% e gjithë pronës në Malësisë të Madhe është e regjistruar, pjesa tjeter jo, dhe kjo e penalizon fermerin i cili kërkon zhvillimin e pronës së vet shprehet Tonin Marinaj, Kryebashkiak i Malësisë së Madhe.

Mungesa e vullnetit të njësive vendore dhe mungesa e hartave të pronës ka cuar deri në zvarritjen e procesit shprehet Kryetari i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj.

Ligji 7501, dhe problemet për pronën dhe certifikatat e pronësisë kanë qenë vazhdimisht shkaqet kryesore të konflikteve. Prefekti I Shkodrës Paulin Radovani ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave në lidhje me këtë cështje, por që kërkohet plotësim i kuadrit ligjor për zgjidhur këtë ngërc me pronat e Shkodrës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts