Nje aksident i rende rrugor eshte shenuar gjate oreve te paradrekes ne kthesen e Beltojes, pjese e segmentit rrugor Shkoder – Kryebushat. Nje automjet tip Renault me targe AA 426 DH, dyshohet te kete humbur kontrollin si pasoje e shpejtesise sapo ka hyre ne kthesen e Beltojes dhe per pasoje eshte perplasur me murin anesor te rruges. Goditja ka qene e forte duke shkaktuar deme te shumta materiale, ndersa fatmiresisht drejtuesi i mjetit ka shpetuar me disa fraktura te lehta. Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje, nisi hetimet per te zbardhur te plota shkaqet e ketij aksidenti, qe mund te kishte patur pasoja me te renda, nese ne momentin e perplasjes ne afersi te vendngjarjes te kishin qene duke levizur te tjera mjete. Kthesa e beltojes mbetet nje nga pikat e zeza te rruges Shkoder – Kryebushat, ku aksidentet e shumta te ndodhura ne te pergjate viteve te shkuara, kane qene nje pjese me viktima.