Saturday, April 26, 2025
HomeAktualitetRadovani: Problemi me tokat akut

Radovani: Problemi me tokat akut

-

Një ditë pas takimit me komisionin qeveritar të pronave dhe krerët e bashkive Shkoder, Malësi e Madhe dhe Pukë, prefekti Paulin Radovani ka sqaruar se problemi i pronave mbetet madhor dhe tepër kompleks, por nga ana tjetër ai është optimist se po shkohet drejt gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare, pas 25 vitesh kaos.
Frika e prefektit Radovani qëndron tek agravimi i situatës nëse nuk gjendet zgjidhje, pasi rastet fatkeqësisht nuk kanë munguar.
Larg komenteve të tij nuk ka qëndruar as trafiku kaotik në urën e Bahçallekut, apo pretendimi i ngritur nga bashkia se nuk është lajmëruar nga ARRSH për këto punime.

Për urën e Bahçallekut punimet këtë javë do të mbyllen për të shtunën dhe të dielën si ditë pushimi dhe do të rinisin të hënën për tu përmbyllur plotësisht të premten e ardhshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts