Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetMblidhet Keshilli Bashkiak i Shkodres

Mblidhet Keshilli Bashkiak i Shkodres

-

Ka nxitur jo pak diskutime ne mbledhjen e këshillit te Bashkise Shkoder nje seance qe u zhvillua mbi draftin e planit te pergjithshem vendor. Mbi bazen e këtij plani, i cili pritet ti dorëzohet qeverise për miratim ne fund te muajit korrik, janë hedhur piketat e zhvillimit për dy dekadat e ardhshme ne territorin e Bashkise Shkoder. Grupi i punes se këtij projekti i kryesuar nga urbanisti, Besnika Alia, ishte ne ketë mbledhje për te dhene shpjegimet perkatese. Kryetari i Grupit te Keshilltareve te LSI-se, Sokol Lekaj, kërkoi sqarime rreth investimeve qe do te behen ne rrugen kryesore hyrëse –dalese te qytetit te Shkodres, duke filluar nga Ura e Bahçallekut për te vijuar ne drejtim te By Passit, nje nyje kjo shume e rendesishme për gjithe rajonin.

Lidhur me ketë, urbanisti Besnik Alia, sqaroi se ka disa variante ne projekte, gje për te cilat do te vendoset me qeverine.

Nderkohe rreth planit te zhvillimit vendor folen edhe shume keshilltare te tjere.

Drejtuesi i studimit dhe hartimit te këtij plani, Besnik Alia, ne sqarimet e dhena theksoi se ky plan eshte Kushtetuta e Zhvillimit te Shkodres, ndaj kërkoi mbështetjen e gjithe këshillit bashkiak për ta miratuar dhe derguar ne Qeveri.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts