Sunday, December 10, 2023
HomeAktualitetMungon nderhyrja ne kanalet kulluese

Mungon nderhyrja ne kanalet kulluese

-

Do të duhej të ishin në shërbim të fermerëve për vaditjen e tokave bujqësore në këto ditë me temperatura të larta, por kanalet kulluese e vaditëse në Vukatanë pjesë e njësisë administrative të Gurit të zi janë tërësisht të papastruara. Asnjë investim nuk është realizuar nga bashkia e Shkodres për kthimin e tyre në efiçensë, pasi me reformën e re kanalet e treta janë detyrim i njësive administrative, si për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre. Pamjet tregojnë qartë realitetin në këto zona, ku perveçse kanë munguar investimet në këto sisteme, sot ata janë kthyer të padobishme për sektorin bujqësor, duke mos kryer as funksionin për të cilin janë ndërtuar. Në pritje të bashkisë Shkoder për të ndërhyrë, fermerët janë të detyruar të sigurojnë në forma të tjera vaditjen. Por për ta problem më i madh bëhet stina e dimrit me nisjen e reshjeve, duke bërë që nga ky bllokim zona të përmbytet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts