Kalaja largimi I rradhes ?!

0
403

Ne nje kohe qe tek Vllaznia po flitet per afrime lojtaresh, akoma nuk dihet fati I atyre qe e mbyllen sezonin me kete skuader. Stervitja ka nisur prej ditesh por ne cdo séance stervitore ka munguar mesfushori Arlind Kalaja. Vete drejtuesit e klubit thone se I kane dhene leje lojtarit per disa dite por ketu duket qarte se ka nje prapaskene. Ne diten e pare te stervitjes, trajneri Cungu shprehu pakenaqesi per mos pranine e disa lojtareve por mesazhi I tij duket se ishte edhe per Kalane. Numri 1 I pankines I kujtoi futbollisteve qe nuk I jane bashkuar grupit se nese nuk do te behen pjese e seancave stervitore nuk do te jene pjese e Vllaznise.

21 vjecari nuk eshte jashte vendit por ne Shkoder dhe duket qarte se Vllaznia nuk eshte ne vendin e pare te preferencave te tij. Deri me tani askush nuk e pranon por Kalaja eshte ne pritje te arritjes se akordit me ndonje klub nga jashte vendit. Se ku do te transferohet jane preferencat e lojtarit por Vllaznia duket se po e planifikon sezonin pa mesfushorin qe ka dhene jo pak per kete bluze.