Me një video mesazh të fortë, kreu i kishës katolike Papa Francesku ka mbështetur fushatën e Caritas për vendosjen e Paqes në Siri. Duke u bashkuar në lutje, ai ka kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar nga e cila populli atje po vuan shumë.
“Sot dua të flas për dicka që ka trishtuar shumë zemrën time, luftën në Siri që tashmë ka hyrë në vitin e pestë. Është një situatë e papranueshme vuajtjesh, nga e cila viktimë është populli Sirian, i detyruar të jetojë nën sulmet e bombave, apo të gjejë rrugë largimi drejt vendeve të tjera, për ti ikur luftës, duke lënë shtëpitë e tyre dhe gjithçka. Mendoj edhe për komunitetin kristian, për të cilin shkon e gjithë mbështetja ime, për diskriminimin që janë të detyruar të vuajnë. I bashkohem të gjithë vellezerve dhe atyre që janë angazhuar në ndërtimin e një shoqerie me të drejtë”.
Fjalët e Papa Fanceskut janë një apel i fortë ndaj të gjithë atyre vendeve që furnizojnë me armë e shpenzojnë para për tregimin e tyre, por që njëkohësisht flasin e proklamojnë për paqen në botë.
“E ndërsa populli vuan, sasi të pabesueshme parash shpenzohen për t’i furnizuar luftuesit me armë. E disa nga vendet furnizuese të këtyre armëve janë edhe ndërmjet atyre, që flasin për paqen! E si mund t’i besosh atij, që me dorën e djathtë të ledhaton e me të majtën të godet? “Të gjithë duhet ta pranojnë se nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake për Sirinë. Ka vetëm rrugë politike prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet t’i mbështesë bisedimet për paqen, drejt krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar. Duhet t’i bashkojmë forcat, në të gjitha nivelet, për të bërë që të arrihet paqja aq e dëshiruar në Sirinë e dashur. Ky, do të jetë një shembull vigan mëshire e dashurie, i jetuar për të mirën e mbarë bashkësisë ndërkombëtare. Paqja në Siri është e mundur, është e mundur.”
Lufta ka trazuar zemrat dhe shpirtrat e njerezve në shumë vende, e fatkeqësisht nuk po kursehet në marrjen e jetëve të pafajshme, prandaj sot nevojitet më shumë se kurrë një bashkim i madh forcash intelektuale, politike dhe ekonomike për t’i dhënë fund trazirave që po përjeton bota.