Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetMuriqan, sekuestrohen 15 kg droge

Muriqan, sekuestrohen 15 kg droge

-

Pika e kalimit kufitar të Muriqanit vijon të jetë e lakmuar për kalimin e lëndëve narkotike. Megjithë rastet e goditura nga policia, sërish trafikantët nuk ndalen. I fundit është rasti i kësaj të merkure, kur shërbimet e policisë kufitare dhe migracionit sekuestruan 15 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike “Cannabis Sattiva”, ndërsa arrestuan në flagrancë poseduesin e saj, 23 vjeçarin Eldi Aldishta nga Tirana. I riu ka qënë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Renault” me targë AA 689 JD kur policia kufitare dhe specialistët e seksionit kundër narkotikëve i kanë kërkuar të futet në vijën e dytë të kontrollit. Sapo automjeti ka nisur të kalojë në sitën e efektivëve të policisë, janë konstatuar në depozitën e gazit të kondicionerit disa pako të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike. Në vendngjarje grupi hetimor gjatë kontrollit të imtësishëm zbuloi se në brendësi të bombulës së gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 pako, me peshe totale prej 15 kg e 373 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis – Sattiva”. Menjeherë i riu është vënë në pranga, ndërsa lënda narkotike është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekzaminim. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Urdhëri i lëshuar për pikat e kalimit kufitar në kuadër të goditjes së lëndeve narkotike, parashikon që për çdo rast apo mjet të dyshuar të kryhet kontrolli i imtësishëm. Kufiri me Malin e Zi ka rezultuar vitet e fundit mjaft i lakmuar nga trafikantët, pasi përmes rrugës tokësore zgjedhin transportimin e lëndëve narkotike drejt Europës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts