Nje kembesor gjetu vdekjen pasi u perplas nga nje automjet. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se enjtes në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Demiraj. 55 vjeçari Kadri Kazma ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga automjeti tip mercedez benz me targë TR 0399 U me drejtues shtetasin Enver Zeka 51 vjec nga qyteti i Koplikut. Si shkak i përplasjes 55 vjecari ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës, duke mos arritur ti mbijetoje plageve te marra. Në momentin e njoftimit se vëllai i është aksidentuar për vdekje R. Kazma është drejtuar drejtë vendit të ngjarjes me një automjet tip Tojota me drejtues shtetasi I.N 51 vjec banues në Grizhe të Malësisë së Madhe, është përplasur me një Mitsubishi që drejtohej nga shtetasi me iniciaelt A.Xh. Për pasoje nga kjo përplasje ka mbetur i plagosur shtetasi R. Kazma vëllai i Kadri Kazma viktimes së aksidentit të mëparshëm. Nga sa mësohet nga ana e policisë në dy rastet shpejtësia e madhe kanë qenë shkak i aksidenteve dhe mos rrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Në këtë aks rrugor si shkak i mungesës së respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor janë të shpeshta aksidentet me pasoja të rënda. Gjithashtu edhe një turiste Çeke me motorcikletë në vendin e quajtur Ujevara e Gjeçajve në Theth ka dal nga rruga e për pasoj ka përfunduar rreth 2 metra poshtë rrugës. Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.