Friday, December 8, 2023
HomeAktualitetMungon interneti ne zyrat “Aleat”

Mungon interneti ne zyrat “Aleat”

-

Në një kohë kur ministria e Brendshme dhe kompania “Aleat” gjejnë dakortësinë për të mbajtur të hapura edhe të shtunave zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike me qëllim që t’u pergjigjen në kohë emigrantëve, në Shkoder prej 3 ditësh shërbimi është jashtë funksioni. Shkak është bërë mungesa e internetit, ç’ka ka sjellë për pasojë rrallë dhe kaos tek qytetarët, të cilët e cilësojnë të papranueshme këtë situatë.

Edhe kur kërkojnë sqarime nga punonjësit e firmës, qytetarët nuk arrijnë ta marrin një përgjigje konkrete.

Me ardhjen e emigrantëve për pushime shtohet fluksi i aplikimeve dhe çdo vit rrallët dhe pritjet e gjata janë refren përpara këtyre zyrave. Ende nuk dihet edhe për sa ditë do të mungojë interneti, por firma në fjalë do të duhej të ishte më e kujdesshme përballë këtyre situatave që për ironi të fatit përseriten sa herë ka flukse qytetarësh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts