Plani social i bashkise Shkoder

0
349

Në një tryezë me të gjithë aktorët lokal që merren me shërbimet sociale në bashkinë Shkoder, nisi proçesi i diskutimeve publike rreth realizimit të planit social të zonës. Ai shihet si instrumenti bazë për vlerësimin e nevojave, planifikimin e aktiviteteve, realizimin e monitorimit të vazhdueshëm të ketyre sherbimeve, si dhe për hartimin e politikave lokale sociale dhe planifikimin e projekteve. Kryebashkiakja Voltana Ademi në fjalën e saj e cilësoi si një proçes të rëndësishëm që në thelb ka përmirësimin e shërbimeve, duke u realizuar në partneritet dhe përmes transparencës si pjesa më e rëndësishme.

Plani Social i Zonës përfaqëson një instrument thelbësor nëpërmjet të cilit Bashkia synon hartimin e nje sistemi te integruar të ndërhyrjeve dhe shërbimeve sociale.

Ai parashikohet të mbyllet në muajin tetor, ku do të krijohet guida e shërbimeve për qytetin dhe të gjitha njësitë vendore që janë pjesë e bashkisë së re.