Tuesday, December 3, 2024
HomePolitikëDeputeti Çela, dreke me te rinjte e M.Madhe

Deputeti Çela, dreke me te rinjte e M.Madhe

-

Ne prag konferences se LRI-se, Malesi e Madhe, deputeti i kesaj force politike ne Qarkun e Shkodres, Agron Çela, ka ftuar për nje dreke ne Velipoje te rinje dhe te reja nga ky rreth. Deputeti Çela gjate bashkëbisedimit me te rinjte, u interesua edhe për përgatitjet qe ata kane bere, për mbarëvajtjen e Konferences se LRI-se. Ata theksuan se edhe gjate ketyre diteve shume te rinj dhe te reja janë anëtarësuar ne ketë forum rinor dhe ne LSI, ku nje pjese e tyre do te jene te pranishem ne Konferencen për zgjedhjen e drejtuesve te LRI-se se Malesise se Madhe. Deputeti Çela pasi i ka pergezuar për angazhimin ne rritje qe kane treguar dhe po tregojne gjithnjë te rinjte ne mbështetje te LSI-se, theksoi se kjo e rrite me shume pergjegjesine tek LSI për punuar me ritme me te shpejta, për zgjidhjen e problemeve e shqetësimeve qe ka rinia. Besimi qe ka rinia e Malësisë se Madhe tek LSI ka ardhur për faktin edhe se ajo ka pare tek kjo force politike vendosmerine për ta justifikuar besimin e saj dhe te gjithe elektoratit. LSI ne ketë rreth, ne zgjedhjet vendore te vitit ter kaluar doli force e pare politike, gje për te cilen kontributi i LRI-se qe ka bashkuar te rinje e te reja rreth saj, eshte i pamohueshem. Ne do te vazhdojme fuqishem ne ketë rruge duke afruar gjithnjë e me shume anetaresime te reja, ku tregues domethenes për ketë eshte edhe puna qe keni bere për përgatitjen e konferences, ku me voten tuaj do te zgjedhen e forumet e reja drejtuese, u shpreh deputeti Agron Çela. Ai i siguroi se mbështetja e tij si deputet, do te vazhdoje te jete maksimale për te gjithe te rinjte dhe te rejat. Gjithashtu deputeti Çela pergezoi edhe Ritvana Rrukaj dhe Elvis Çulaj, qe kandidojne për tu zgjedhur kryetar te LRI-se ne ketë rreth.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts