Tuesday, December 3, 2024
HomeAktualitetKonferenca zgjedhore e LRI Puke

Konferenca zgjedhore e LRI Puke

-

Pas rrugëtimit në qytetet kryesore të vendit, konventa zgjedhore e lëvizjes rinore për Integrim i ka lënë vendin konferencës zgjedhore që do të mbahet në disa qytete. Siparin e hapi Puka, ku deputeti Agron Çela i shoqëruar nga 2 n/kryetarët e LSI Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari, koordinatori Gëzim Podgorica, prefekti Paulin Radovani si dhe kryetarja për Pukën Sajmira Laçi, bashkë me strukturat drejtuese të kësaj force politike u prit nga qindra të rinj dhe të reja të LRI-së. Duke vlerësuar mbështetjen që vjen duke u rritur në këtë rreth, Çela garantoi rininë Pukiane se me LSI-në do të jenë gjithmonë të përfaqësuar dhe zëri i tyre do të dëgjohet në çdo kohë për shqetësimet dhe problematikat që parashtrojnë.

Edhe dy n/kryetarët Mehmetaj dhe Braimllari përgëzuan strukturat e LSI qarku Shkoder që me punën e tyre kanë treguar se sfidat janë të kapërcyeshme dhe mbi të gjitha me mbështetjen e pakursyer të deputetit Çela kanë arritur ta nxjerrin LSI forcë të parë.

Në fund konferenca zgjedhore në të cilin shpalosen idetë e tyre të rinjtë dhe të rejat e Pukës rreth politikave mbështetëse, u mbyll me proçesin e votimit për kryetaren e re të forumit rinor, ku fituese u shpall Romina Kuçi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts