Thursday, August 18, 2022
HomeAktualitetRama dhe Çela inspektojne “L.Boricin”

Rama dhe Çela inspektojne “L.Boricin”

-

Pas vizites ne spitalin Rajonal te Shkodres, Kryeministri Edi Rama sebashku me deputetin Çela dhe prefektin Radovani zgjodhen ambjentet e “Grand Hotel Europa” per nje kafe miqesore.

Me tej, numri 1 i qeverise, deputeti Çela dhe prefekti inspektuan punimet ne stadiumin “Loro Borici”.

Ne hyrje te stadiumit, ne nje prej ambjenteve te jashtme po punohet dhe kjo terhoqi vemendjen e tyre. Sebashku vezhguan cilesine e punimeve.

Sa here kryeministri ka qene ne Shkoder, ai ka zgjedhur deputetin Çela per te pare nga afer investimin madhor qe po behet ne “Loro Borici” per shkak se ai ka qene nje nga iniciatoret kryesor te ketij ndryshimi. Mesohet se Rama ka vleresuar punimet ne brendesi te stadiumit duke dhene miratimin per ambjentet, cilesine e barit, arredimin si dhe tribunat e reja.

Gjate kesaj vizite nuk kishte si te mungonte edhe nje shetitje ne kembe perreth stadiumit. Hapesirat rreth tij kane qene nje kusht i kerkuar me ngulm nga UEFA prandaj sebashku ata u ndalen edhe tek zona afer tregut.

“Loro Boriçi” tashme eshte ne fazen e testimit dhe deri me tani gjithcka ka rezultuar pozitive. Per momentin mbetet vetem vendosja e tabeles elektronike dhe zyrtarimi i ndeshjes hapese pasi ka disa opsione.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts