Mbahej si qendra shëndetësore model ne Malësinë e Madhe, por është kthyer ne një mjedis qe gjithçka mund te jete por vetëm ne shërbim te shendetesise jo ! Fjala është për qendrën shëndetësore Zagore,njësia administrative Shkrel, te cilën mungesa e kujdesit edhe me minimal prej vitesh e ka degraduar:
Banoret e këtij fshati i kujtojnë kryetarit te Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, se janë ne pritje te realizimit te premtimit te tij për rehabilitimin e qendrës shëndetësore:
Fshati Zagore ndodhet 10 km ne veri te qytetit te Koplikut, një zone kjo e njohur për prodhime bujqësore, blegtorale dhe lende drusore. Është edhe një pike lidhëse për disa fshatra malore te njësisë administrative te Shkrelit.