“…Jepi nje Shkelm Gjakmarrjes”

0
351

Jehonen e Kampionatit Europian te Futbollit, e kane shfrytëzuar edhe për te ftuar qytetaret ne aktivitet kunder fenomenit te gjakmarrjes dhe hakmarrjes. “Luaj për ekipin e faljes dhe jepi nje shkelm gjakmarrjes ! Fito Topin e Arte te Pajtimit” ! Ishin keto thirrjet e vullnetareve te Operacione Colomba ne Shkoder, gjate demonstrimit te angazhimit te tyre ne pedonalen “Kole Idromeno”, për pajtimin dhe paqen.

Qytetaret iu bashkuan natyrshem këtij aktiviteti me mesazhe harmonia e pajtimi. Shenonin gol dhe u dhurohej topi simbolik i pajtimit ! Organizatoret ndihen te entuziazmuar për ketë, dhe theksojne se ndergjegjesimi i opinionit ka bere qe rastet e hasmerise te vijne duke u ulur:

Vullnetaret e pajtimit ne Shkoder e vleresojne si mjaft te rendesishme faktin qe te rinjte dhe te rejat ne veçanti kane treguar dhe po tregojne nje angazhim ne rritje, ne kuadrin e gjithe veprimtarive qe zhvillohen kunder vetegjyqesise dhe fenomenit te gjakmarrjes.