Saturday, April 19, 2025
HomePolitikëKonferenca zgjedhore e LRI ne M. Madhe

Konferenca zgjedhore e LRI ne M. Madhe

-

Malësia e madhe ka qënë ndalesa e radhës e konferencës zgjedhore të lëvizjes rinore për Integrim. Të rinjtë dhe të rejat e këtij rrethi i rezervuan një pritje të veçantë deputetit Agron Çela, i cili shoqërohej nga dy n/kryetarët Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari, si dhe strukturat e tjera drejtuese të kësaj force politike. Rinia është forca kryesore e zhvillimit, prandaj mbështetja që kanë gjetur tek lëvizja socialiste për Integrim ka bërë që rradhët edhe në Malësi të Madhe të rriten ndjeshëm. Pjesë e konferencës u bënë edhe prurjet e reja të cilët referuan mbi problematikat e maturantëve dhe studentëve, duke parashtruar alternativat e zgjidhjes. I emocionuar për pritjen e rezervuar, deputeti Çela shprehu bindjes se sukseset do të jenë të pandara për LSI-në, me këtë rini energjike që i është bashkuar kësaj force politike.

LSI e sheh prioritare mbështetjen e rinisë për arsimim dhe punësim, ndërsa politikat që janë ndjekur kanë shkuar përherë në zgjidhjen e problemeve që ka sot vendi thanë dy n/kryetarët Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

Konferenca zgjedhore u përshendet edhe nga kryetarja e LRI për Shqipërinë Floida Kërpaçi, ndërsa në fund të rinjtë përmes votimit zgjodhen kryetaren për Malësinë e Madhe, ku fituese u shpall Ridvana Rrukaj.

Previous articleZagora pa qendër shëndetësore
Next article

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts