“SHSSH” nis trajnimet me administratoret

0
177

Ndryshimet ligjore për mbrojtje shoqërore dhe pagesat e aftësisë së kufizuar, kanë sjellë një trajnim 3 ditor për 21 administratorët e qarkut Lezhë. Drejtoria e Shërbimit Social Shtetërore synon që përmes kësaj tryeze të njoh fillimisht administratorët me këto ndryshime për të rritur më pas kapacitetet lidhur me përballjen ndaj kërkesave të qytetareve.

Përfituesit ndaj këtyre skemave do të kenë rritje të mases së ndihmes ekonomike, shpejtesi dhe lehtesi ne aplikim, por edhe mundesi punësimi që do t’ju jepen këtyre familjeve për të dalë nga skema e ndihmes ekonomike.

Faza e dytë e trajnimeve pritet të nis në shtator të këtij viti dhe ka të bëjë me sistemin online, pasi e gjithë skema e ndihmës ekonomike dhe e paaftësisë do të hidhet në kete sistem me qellim shmangien e abuzimeve por edhe për më shumë lehtesi.