Pasi ka përfunduar instalimi i kasave fiskale ne subjektet e biznesit, radhen e ka kontrolli i tyre. 285 subjekte ne Qarkun e Shkodres gjate këtij viti kane bere kerkese për tu çregjistruar, ku148 prej tyre u eshte miratuar kërkesa nga Qendra Kombetare e Regjistrimit, nderkohe qe drejtoria rajonale e tatimeve ka çregjistruar nga kjo kategori 100 kasa fiskale dhe proçesi vazhdon. Pas dates 1 gusht, kontrolli do te fokusohet pikërisht ne transmetimin e te dhenave te kasave fiskale dhe leshimin e kuponit tatimor.
Ne Qarkun e Shkodres janë te regjistruara me kasat fiskale 7492 biznese.
Ne rastet kur subjekti nuk aktivizon kasen fiskale, fillojne paralajmërimet dhe ne vijim sanksionet.
Kontrolli i aktivitetit te biznesit nepermjet kasave fiskale, funksionon njeheresh me skeme lokale dhe qendrore. Me ligje, çdo subjekt eshte i detyruar te mbylle gjiron ditore brenda 24 oreve.