Plazhi i Tales është kthyer në destinacionin e turisteve këtë vit. Atë që nuk e ofron Shengjini pushuesit e kanë gjetur në këtë zonë, ku përveç pastërtisë dhe çmimeve të favorshme, hapësirat publike janë të bollshme.
Siç nuk kishte ndodhur asnjë vit më parë, numri në rritje i pushuesve ka qënë surprizues edhe për administruesit e kësaj njesie vendore. Kjo sipas tyre dikton shtim të masave dhe rritje të konkurueshmerisë.
Krahas pushuesve vendas, plazhi i Tales ka nisur të frekuentohet vitet e fundit edhe nga turistë të shumtë, si dhe vizitore nga qytete të tjera të Shqiperisë.