Wednesday, April 24, 2024
HomeKronikaPlagoset me arme zjarri 46 vjeçari

Plagoset me arme zjarri 46 vjeçari

-

Një 46 vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja u shënua pasdrekën e së premtes në lagjen “Naim Gjylbegu” pranë shkollës “Oso Kuka”, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Sokol Palaj nga qyteti i Vau Dejësit. Sipas dëshmitarëve okularë, 46 vjeçari Palaj është qëlluar me pistoletë nga një tjetër përson me të cilin po debatonte në krahun anësor të rrugës. Sapo ka shtënë në drejtim të tij me pistoletë, autori i cili ende nuk është identifikuar nga ana e uniformave blu, është larguar në drejtim të paditur, ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal nga banorë të zonës. Menjëherë ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi plumbi e ka prekur në pjesën anësore të barkut dhe sipas bluzave të bardha, Palaj ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në vendin e ngjarjes efektivët e policisë së komisariatit të Shkodres nisën hetimet për të zbardhur të plotë motivet e kësaj plagosje, si dhe për të identifikuar autorin. Policia ka shoqëruar disa përsona të cilët kanë qënë dëshmitarë në momentin kur ka ndodhur plagosja, si dhe janë sekuestruar pamjet filmike të një dyqani, pasi e gjithë ngjarja është e regjistruar. Pamjet do të mundësojnë edhe identifikimin e autorit të kësaj plagosje, që dyshohet të ketë ardhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes palëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts