Friday, April 18, 2025
HomeKronikaIdentifikohet autori i plagosjes ne lagjen "Naim Gjylbegu"

Identifikohet autori i plagosjes ne lagjen “Naim Gjylbegu”

-

Shkodër.
Nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 15.07.2016, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Në këtë kuadër u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të plagosjes me armë, konkretisht shtetasi:
•F.L, 28 vjeç, banues në Shkodër.
Shpallja e tij në kërkim u bë pasi dje më datë 15.07.2016, në lagjen « Naim Gjylbegu » Shkodër, përballë një lokali Bar kafe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin S.P, 46 vjeç, banues në fshatin « Karmë », Bashkia Vau Dejës, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, më pas në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76, 22 e 278/4 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts