Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetAmbasadori i ri Austriak ne V. Dejes

Ambasadori i ri Austriak ne V. Dejes

-

Ambasadori i ri i Austrisë Johann Sattler i cili në muajin prill mori detyrën, ka zgjedhur që ndër të parat vizita jashtë Tirane, ta zhvillojë në bashkinë Vau Dejës. Ai u prit nga kreu i bashkisë Zef Hila, i cili i uroi mirëseardhjen diplomatit Austriak në këtë njësi vendore. Fillimisht ai e njohu ambasadorin Sattler me bashkinë Vau Dejës, duke e ftuar të shohë ambjentet e rikonstruktuara, zyrën me një ndalesë ku merren shërbimet nga qytetarët, por edhe punën në tërësi që bëhet me standarte e shërbim cilësor për komunitetin. Më pas biseda është zhvendosur mes palëve tek resurset natyrore të zonës, por edhe mundësitë e financimit që ka Austria për ta zhvilluar më tej këtë bashki, si në bujqësi që mbetet sektor primar, arsim, shendetësi etj. Nga ana e tij, ambasadori Sattler eshte shprehur se kontributi i Austrisë në këtë rajon nuk do të mungojë në asnjë moment. Duke folur për lidhjet e hershme mes Shqipërisë dhe Austrisë, diplomati Austriak u ndal edhe tek bashkëpunimet e fundit të realizuara edhe në këtë territor siç është hidrocentrali i Ashtës, apo rikonstruksioni i shtëpisë muze të poetit dom Ndre Mjeda. Sattler nga ana e tij garantoi kreun e Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, se hapi i rradhës do të jetë ndërhyrja në rrjetin e kanalizimeve por edhe fusha të tjera ku ka më shumë nevojë komuniteti i bashkisë Vau Dejës. Donacionet dhe grantet që Austria jep fale organizatave te saj do të jenë të vazhdueshme dhe këtë e kemi treguar veçanërisht në veri me Shkodrën, qytetin që prej vitesh bashkëpunojmë, por edhe Vau Dejësin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts