Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetRreziku nga Dermatoza,Bllokohet Tregut Te Bagëtive

Rreziku nga Dermatoza,Bllokohet Tregut Te Bagëtive

-

Tregu i shitjes se bagëtive është bllokuar, shitet vetëm baze ushqimore ! Fermerët kane ardhur me se shumti për te mësuar se si do te behet, pasi është e diela e dyte qe nuk lejohet tregtia e gjedhit. Një ekip me 5 veterinere te Drejtorisë se Bujqësisë dhe Ushqimit Shkodër te shoqëruar edhe nga punonjës te policisë, mbikëqyrin tregun nga frika e përhapjes se dermatozës ose siç quhet ndryshe lija e gjedhit qe, sipas specialisteve, e shkatërron sektorin e blegtorisë,sidomos ne rastet kur bagëtitë e infektuara janë te grupuara:

Brenda pak ditësh do te filloje vaksinimi dhe me pas tregu i kthehet gjendjes normale. Nga Ministria e Bujqësisë, janë porositur 240 mije doza vaksine.

Por për administratorin e këtij tregu, mundësia e kontrollit te bagëtive është si tek fermerët ku banojnë ashtu edhe ne treg, pasi ekziston shërbimi veterinar ne çdo njësi administrative:

Megjithe rrezikun qe mbarte kjo sëmundje, ka fermerë qe nuk e justifikojnë bllokimin e përkohshëm te tregut:

Ne ketë treg, dy kilometër ne veri te qytetit te Shkodrës, çdo dite te diele mbi 300 fermerë sjellin bagëti për te shitur, thuajse nga gjithë zonat e Qarkut te Shkodrës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts