Shqipëria do të ketë një strategji të re strehimi. Nisma e qeverisë parashikon që apartamentet të cilat janë bosh të blihen nga shteti dhe më pas t’ju jepet shtresave në nevojë dhe atyre që nuk kanë një banesë. Do të jenë disa programe strehimi që do të shtohen në këtë strategji të re.
Edhe pse prej 3 vitesh qeveria ka ndaluar dhënien e kredive të buta, parashikohet që ky program të rihapet sërish. Të gjithë ata që kanë aplikuar nëpër Bashki, por edhe ata që do aplikojnë do të kenë mundësi të marrin kredi të butë për blerjen e një banese me interes prej 3%. Ky program u bllokua për shkak të abuzimit me fondet nga ana e Bashkive thonë drejtues të ministrisë.
Ministria e Zhvillimit Urban ka siguruar mundësi strehimi për disa familje, duke filluar nga bonos i strehimit deri te banesat sociale