Thursday, December 5, 2024
HomeSportVllaznia fiton por ka shume probleme

Vllaznia fiton por ka shume probleme

-

Vllaznia e ka nisur me fitore fazen e ndeshjeve miqesore ne prag te sezonit te ri. Nje triumf qe eshte me shume si nje ngushellim pasi loja e zhvilluar nga kuqeblute e sidomos lojtaret ne prove ishte shume e dobet. Perballe skuadres se Deçiçit te Tuzit, shkodranet fituan me rezultatin 1-2. Trajneri Cungu e nisi takimin duke aktivizuar portierin ne prove Agoviç, ndersa perpara tij u rreshtuan Gocaj, Cicmil, Vrapi dhe Marku. Në qendër të mesfushës ka luajti kroati Filipoviç me Bardullën dhe në krahë Shtubina me Vecajn. Ne fazen e sulmit, tekniku shkodran testoi dy lojtaret e afruar ne prove rusin Kajumov dhe sulmuesin serb Rakic. Gjate gjithe pjeses se pare, vendasit ishin superior duke rrezikuar porten e shkodraneve disa here duke perfituar keshtu edhe nga paraqitja shume e dobet e lojtareve ne prove. Ne minuten e 33 Decic gjen golin nga nje goditje kendi, kur Gjuranovic dergoi topin ne rrjete. Pjesa e pare u mbyll me nje vllazni qe zhgenjeu shume ndersa ne te dyten trajneri Cungu largon nga fusha rusin Kajumov per te aktivizuar sulmuesin e blere Brunild Pepa. Me nisjen e 45 minuteshit te dyte, kuqeblute jane me kerkues pavaresisht se ekipi vendas aktivizon lojtaret e stolit. Keshtu Serbi Rakic fiton nje penallti te cilen e merr persiper Shtubina. Kapiteni tregohet I sakte duke barazuar takimin ne 1-. Ne minutat ne vijim, numri 1 I pankines se Vllaznise I jep mundesine lojtareve shkodrane duke aktivizuar Pjeshken, Gurishten, Selimajn, Dibren, Dycen dhe Tafilin. Aktivizimi I tyre permireson lojen dhe Vllaznia pak minuta nga fundi gjeti edhe golin e fitores me Tafilin. Ky 90 minutesh ka qene edhe I fundit me bluzen kuqeblu per lojtaret e tjere ne prove pervec sulmuesit Rakic dhe portierit Agovic per te cilet drejtuesit kane vendosur ti mbajne serish ne testim..

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts