Fshati Juban në njësinë administrative të Gurit të Zi është në prag të furnizimit normal me ujë të pijshëm. Ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime ka bërë pastrimin e dy rezervuarve, duke ndërruar pajisjet e dala jashtë funksioni, si dhe duke klorifikuar ujin që parashikohet të furnizojë 2800 frymë.
Pas rikthimit të ujit në këto familje, do të nisë më pas faza e dytë ajo e vendosjes së matësave dhe shkëputja e lidhjeve të paligjshme që janë prezente në këtë zonë.
Lidhur me shkaqet e mungesës së ujit prej vitit 2000 në këtë njësi vendore, ku që prej përfundimit të investimit përherë uji ka ardhur me faza, Pema përgjigjet.
Një nga kërkesat e ndërmarrjes së ujësjellësit për këto banorë është që uji të mos shpërdorohet për vaditje, pasi në të kundërt çdo gjë do të kthehet si më parë.