Thursday, August 11, 2022
HomeAktualitetBllokohen 17 motorçikleta

Bllokohen 17 motorçikleta

-

17 motorçikleta te llojeve te ndryshme janë bllokuar 24 oret e fundit nga policia rrugore ne qytetin e Shkodres. Nje pjese e tyre janë pa dokumentat e origjines ndersa te tjere pa leje drejtimi. Gjate këtij operacioni, 10 drejtues te tyre janë arrestuar dhe ndiqen penalisht:

Mice tha se motoçikletat janë nje problem mjaft shqetësues ne qytetin e Shkodres për jeten e qytetareve, dhe ne rruget kryesore qe e lidhin ketë qytet me zonat e tjera. Ai kujtoi se si nje dite me pare nga përplasja e nje motori me nje autoveture ne rrugen e Muriqanit, humbi jeten nje person. Drejtuesit e policise rrugore theksojne se 40 % e aksidenteve ne Shkoder, shkaktohen nga motoçikletat:

Mbi bazen e nje plani te detajuar për kontrollin e trafikut te qarkullimit te automjeteve ne qytetin e Shkodres dhe ne rruget kryesore te zonave, inspektoret e policise rrugore ushtrojne kontrolle 24 ore pa ndërprerje,bene te ditur drejtuesit e policise.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts