Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetKomunitetet e Krishtera apel per Drejtesine

Komunitetet e Krishtera apel per Drejtesine

-

Në një kohë kur klasa politike nuk po i kursen retorikat edhe pak orë përpara votimit për reformën në drejtësi, jo vetëm qytetarët por edhe komunitetet e Krishtera në vend bëjnë apel që të gjendet konsensusi për miratimin e kësaj reforme deçizive për vendin. Konferenca Ipeshkvnore, kisha Autoqefale Ortodokse dhe vëllazëria ungjillore i janë drejtuar me një deklaratë të përbashkët faktorit politik.

“Në këtë moment kaq delikat, kur po afrohet data dhe mundësia për t’i dhënë vendit një reformë në drejtësi, e cila është ndër hallkat më problematike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, dhe që prek drejtpërdrejtë jetën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, i bëjmë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar. Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh. Drejtësia dhe zbatimi i përpiktë i saj nuk është një zgjedhje në jetën e një populli që synon të jetë një vend demokratik, por element themelor, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë që të garantojmë ndarjen nga korrupsioni, i cili si gangrenë rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe të shoqërisë.”
Optimist se orët në vijim do të sjellin gjetjen e dakortësisë, ato theksojnë se kjo reformë ndikon drejtëpërdrejtë tek e ardhmja e vendit, për të cilin duhet të punojmë të gjithë.
“Gjetja e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi jemi të bindur se do të shtojë besimin e popullit tek faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti i së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës së përbashkët. Orët në vazhdim janë shumë të rëndësishme dhe jetike për këtë reformë. Ne besojmë se ka ende hapësira për t’u ulur dhe për të lënë mënjanë retorikën konfliktuale. Populli pret shumë nga ju e nga ne të gjithë, që në mënyra të ndryshme duhet të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së tij.”
Deklarata e kishave të Krishtera mbyllet me lutjet drejtuar zotit për gjetjen e konsensusit që reforma të kalojë dhe Shqipëria të nis një rrugë të re drejt aspiratës për tu bërë pjesë e familjes europiane.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts