Friday, August 19, 2022
HomeSportTjeter miqesore per Vllaznine

Tjeter miqesore per Vllaznine

-

Lojtareve ne prove tek Vllaznia do tu jepen shume mundesi per te treguar vlerat e tyre dhe keshtu po ndodh. Ata po vezhgohen ne detaje nga stafi drejtues ne seancat stervitore por edhe ne ndeshje. Keshtu pas sfides me Decic, drejtuesit e klubit kane vendosur qe te zhvillojne nje tjeter takim miqesor. Diten e premte ne oren 18:00, kuqeblute do te luajne ndaj skuadres se Mornarit ne Tivar. Nje 90 minutesh ku do ti sherbeje me se shumti futbollisteve ne prove per te bindur trajnerin Cungu dhe ndihmesit e tij. Vemendja kryesore do te jete tek portieri Agovic dhe sulmuesi serb Rakic te cilet kane dhene disa shenja pozitive ndersa ish kapiteni I Zetes Markovic po bind dita dites me formen e tij. Kjo ndeshje pritet te jete e veshtire por nuk ka rendesi rezultati per kuqeblute pasi kampionati malazez fillon me 6 gusht dhe Mornari vjen pasi ka perfunduar fazen pergatitore duke qene shume me lart fizikisht. Nderkohe ne séancen e fundit stervitore ne Reshit Rusi ne prove eshte paraqitur edhe nje futbollist shkodran I cili ka luajtur me pare ne ligat inferiore te Frances. Behet fjale per 20 vjecarin Sead Hoxhaj qe luan ne pozicionin e sulmuesit. I riu eshte transferuar ne France qe ne moshen 16 vjecare por tashme eshte rikthyer ne Shkoder. Ajo qe po shqeteson Vllaznine gjate ketyre diteve eshte lakimi I emrit te klubit me shume lojtare per te cilet flitet se do te nenshkruajne me kuqeblute. Edhe gjate reagimit per mediat trajneri Cungu ka bere te ditur se te gjithe futbollistet do ti testoje duke I pare vete cdo dite e me pas do te vendose.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts