Analisti i njohur i çeshtjeve politike, Lutfi Dervishi, thote se koalicioni qeverises ne situaten e krijuar nga debatet për miratimin e Reformes ne Drejtesi, do ti beje mire llogarite ne aspektin aritmetik. Ne ndryshim nga shume te tjere, ai beson se lideret e këtij koalicioni nuk do te nxitohen:
Ndersa lidhur me raportet e aktoreve te rendesishem nderkombetare me ata te politikes shqiptare, qe javen e fundit u bene protagoniste te disa qëndrimeve apsurde duke i ndryshuar kërkesat e tyre disa here brenda dites, Dervishi tha se e rendesishe eshte qe hapet proçesi qe Shqiperia te behet anetar i BE-se, por shenimet për gjithçka ka ndodhur mbahen për secilin:
Lutfi Dervishi kujton se mbi te gjitha, eshte shume e rendesishme qe Reforma ne Drejtesi, ka bashkeautoresine e Bashkimit Evropian dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, gje qe eshte garancia me e mire për themelet e shtetit te se drejtes ne Shqiperi. Dervishi ishte ne Shkoder, ne nje seminar për etiken e gazetareve.