Përplasen në distancë me njëra – tjetrën, por mes tyre nuk ka asnjë marrëveshje për hapësirat publike. Është vetë bashkia Shkoder e cila nuk ka pranuar të hedhë firmën në marrëveshjen e bashkëpunimit me drejtorinë e tatimeve. Nje fakt të tillë e bën publik vetë titullari i këtij institucioni Hysen Hysaj i cili sqaron se ky ngërç ka krijuar për pasojë kontrolle të ndara.
Hysaj i bën sfidë të hapur të bashkisë teksa tha se sapo ajo të dërgojë listat e subjekteve që nuk janë të pajisura me liçensë, menjehere tatimet nisin konfiskim të shezlloneve.
Velipoja sot pa frikë mund të cilësohet si shtëpi pa zot, pasi e gjithë hapësira publike është zaptuar duke mos lejuar pushuesit të vendosin çadrat e tyre. Sikur të mos mjaftonte ky kaos, institucionet fajësojnë njëra tjetrën për mos ushtrim detyre, ndërsa pasojat i vuajnë pushuesit të cilët përherë e më shumë kuptojnë se ligji mbetet në Shqipëri shkaktari i kaosit.