Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitet“Vaksinimi i gjedhit fillon brenda 3 ditësh”

“Vaksinimi i gjedhit fillon brenda 3 ditësh”

-

U bene 3 jave qe nuk lejohet tregtimin i bagëtive, si mase parandaluese e rrezikut te sëmundjes se dermatozës qe, sipas specialisteve, e shfarose gjedhin. Fermeri Sjmajl Bracaj nga Domni, thotë se u be një kohe e gjate dhe bllokimi i tregut i ka dëmtuar fermerët, ndaj vaksinimi duhet te behet sa me pare:

Ndersa Dede Sokoli, fermer nga Dukagjini, thotë se strukturat shtetërore është dashur te veprojnë shume me shpejt për kontrollin dhe sigurimin e vaksinës:

Drejtori i Bujqësisë dhe Ushqimit Shkodër, Mustaf Kraja, beson se te hënën pritet te mbërrijë vaksina dhe brenda dy javësh do te përfundojë vaksinimi i gjedhit ne Qarkun e Shkodrës:

Deri tani ne tufat e gjedhit te fermerëve te Qarkut te Shkodrës nuk janë konstatuar raste te sëmundjes se dermatozës. Dyshimi për dy krerë ne Luf te Pukës është ekzaminuar me shpejtësi dhe pritet përgjigjja e analizave nga laboratori ne Itali. Nëse vaksinimi fillon për 2-3 dite, atëherë tregu i bagëtive do te mund ti kthehet normalitetit pas dy javësh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts