Pas dështimit në prove te portierit malazez, Nemanja Scekiç, sulmuesit Roloviç, dhe serbit Aleksandar Rakiç, Vllaznia po vijon serish per kerkimin e lojtareve ne tregun e huaj pasi sportistet shqiptare duken nje piste thuajse e pamundur. Keshtu drejtuesit e klubit kane hapur dyert per futbolliste jo vetem nga ballkani por duke tentuar edhe me larg madje edhe ne kontinentet e tjera. Nje sulmues dhe nje mesfushor jane dy prurjet e reja te cilet kane marre miratimin e trajnerit Cungu per tu testuar. I pari eshte Leonardo Belmanin nga Brazili. 21 vjecari eshte nje sulmues I mirefillte dhe vitet e fundit ka luajtur ne ligat inferiore te italise. Nga menaxheret ai ka marre informacione per Vllaznine e prandaj do te tentoje te binde stafin drejtues per te nenshkruar me te. Nderkohe futbollisti I dyte eshte bjellorusi Rekish, është 26 vjeç dhe luan si mesfushor me tipare sulmuese. Ne fillimet e tij konsiderohej si nje nga shpresat e medha te futbollit Bjellorus por gjithcka ndryshoi ne vazhdim. 26 vjecari ka zhvilluar rreth 30 ndeshje me kombetaren e 21 vjecareve te shtetit te tij ndersa ka luajtur me disa ekipe te bjellorusise. Gjate karrieres, Rekish ka provuar edhe kampionatin polak ndersa se fundmi ka qene pjese e ekipit Trakai ne Lituani. Mbetet per tu pare se cfare do te japin ne fushe keta te dy futbollist pasi koleget e tyre te meparshem ne prove kane rezultuar shume te dobet duke zhgenjyer jo vetem stafin drejtues por edhe tifozerine. Cdo dite e me shume, goditja e elementeve cilesore permes proves po rezulton nje skeme e deshtuar per klubin.