Sunday, December 4, 2022
HomeKronikaNe pranga edhe bashkepunetori i dyte

Ne pranga edhe bashkepunetori i dyte

-

Policia e Shkodres në finalim të operacionit “Stop” ka arritur të vërë në pranga edhe bashkëpunëtorin e dytë të tentativës për të kaluar 19 shtetasit Afganë në Mal te Zi. Pas një pune të pandërprerë dy ditore, u bë kapja dhe arrestimi në Tiranë, i shtetasit të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, 27 vjeçarit Robert Medha. Ky shtetas sëbashku me 26 vjeçarin Kushtrim Brahaj kishin sjellë deri në Malin “Kolaj” në afërsi të urës së “Gjolulit” Velipojë 19 shtetas Afganë të cilët përmes zonës së Pentarit, nga ujrat e lumit Buna do t’i kalonin në shtetin e Malit të Zi. Ato janë pikasur nga policia e cila u ndërpreu në mes misionin, duke shoqëruar në komisariat Afganët, ku tashmë po kryhen edhe proçedurat e riatdhesimit, ndërsa u arrestuan 2 organizatorët e transportimit të tyre. Të 19 shtetasit Afganë janë marrë në pyetje dhe dosja e akuzës që rëndon ndaj dy të rinjve është përpiluar dhe dorëzuar në prokurori. Tashmë ata do të dalin përpara gjykatës me akuzën e “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim. Kufiri i gjelbërt por edhe ai ujor vijon të mbetet i lakmuar për kalimet e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit policia e Malësisë së Madhe arrestoi 42 vjeçarin Gjovalin Gropaj, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë më datë 15 Mars 2013 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts