Monday, December 9, 2024
HomeAktualitetAmbulanca ne mjedise private

Ambulanca ne mjedise private

-

8 qendra shendetësore të lagjeve funksionojnë në ambjente private, pasi bashkia Shkoder nuk u ka siguruar mjedise siç e parashikon ligji. Por situata duket edhe më e rëndë në mjedise të caktuara ku kushtet e ofruara janë jashtë standarteve të kërkuara. Shqetësimi pranohet nga drejtoria e shendetit publik, e cila ka hartuar edhe një material të hollësishëm për gjendjen e këtyre ambulancave shendetesore. Pushteti vendor arsyeton mos nderhyrjen me mungesë fondesh thotë mjekia e cila mbulon këto qendra në shendetin publik Lindita Haxhija.

Por nëse në qytet flasim për mungesë ambjentesh, në fshatra situata është edhe më e rëndë që nga mungesa e ujit, e deri tek tavane të dëmtuara e pa suva që vënë në pikëpyetje ofrimin e shërbimeve.

Raporti në fjalë është tashmë në zyrat e pushtetit vendor dhe shpresohet vetëm që të mos zhytet si shumë të tjera në morinë e shkresave burokratike, por të punohet për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë. Tv1 channel edhe pak javë më parë publikoi gjendjen skandaloze të qendrës në lagjen Rus, ku mungonte uji i pijshëm.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts