Monday, December 5, 2022
HomeAktualitetBashkia Shkodra braktis pedonalet

Bashkia Shkodra braktis pedonalet

-

Investimet publike në Shkoder po degradojnë ditë pas dite dhe ndonëse ndërtimi i tyre ka kushtuar miliona lekë, askush nuk shqetësohet për këtë fakt. Madje për ironi të fatit edhe pse i kanë përpara syve sa herë hyjnë dhe dalin në mjediset e punës, drejtuesve të bashkisë Shkoder duket se nuk u kanë rënë në sy një fakt të tillë.

Mjafton të shohin edhe nga dritaret për të kuptuar gjendjen në të cilën po degradojnë këto pedonale, e të ndërhyjnë sa nuk është vonë. Thyerja pllakash dekorative të sheh syri ngado në pedonalen “13 Dhjetori” dhe atë “28 Nëntori” që përshkon rrugën nga kafja e madhe tek sheshi përpara bashkisë. Por ato nuk janë dëmtimi i vetëm, pasi disa herë më me rrezik janë ndriçuesit publik të rrugës, të cilët në pjesën më të madhe nuk kanë kapakë mbrojtës. Telat e korentit lehtësisht mund të bien në kontakt me kalimtarët, apo ndonjë fëmije dhe pasojat do të ishin tragjike. Për të mos folur për ditë me reshje ku rreziku është shumë herë më i lartë. Dëmtimi i tyre shihet jo vetëm në pjesën e kapakëve mbrojtës, por edhe tek thyerja e vetë ndriçuesit, shtrembërimi i bazamentit etj. Të tilla pamje i gjen jo vetëm në këtë zonë, pasi mjafton t’i drejtohesh rrugës muzeale të Gjuhadolit për të të shoqëruar të njëjtat imazhe. Ndriçues e stola të dëmtuar, rrugë e braktisur dhe një investim që po venitet nga neglizhenca e atyre që paguhen për të shërbyer.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts