Sunday, August 14, 2022
HomeSportVllaznia zhgenjen edhe para Ademit

Vllaznia zhgenjen edhe para Ademit

-

Vllaznia ka zhgenjyer serish por tashme perballe tifozerise se saj por edhe kryebashkiakes Ademi. Ne ndeshjen e luajtur ne “Reshit Rusi” kuqeblute barazuan 0-0 ndaj skuadres se Decic. Trajneri Cungu I besoi portjerit Agovic per te startuar nga minuta e pare, me pas ne mbrojtje u rreshtuan Gocaj, Cicmil, Vrapi dhe Manuka. Me pas, Krymi, Bardulla, Kruja dhe braziliani Belmanin formuan mesfushen shkodrane. Ne sulm ishte dyshja Rekish – Dibra. Pjesa e pare ishte e balancuar me te dy skuadrat qe dhane shume pak per te merituar fitoren ndersa here pas here miqt nga Mali I Zi rrezikuan porten e Agovic por jo deri aty sa per te shqetesuar trajnerin Cungu. Manuka, Belmanin dhe Rekish ishin ne fokusin e stafit drejtues por edhe ata zhgenjyen, sidomos dy te pare qe u zevendesuan sapo nisi fraksioni I dyte I lojes. Pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura ndersa ne te dyten trajneri Cungu aktivizoi edhe Tafilin, Hebajn, Vecajn, Demen, Dycen, Selimajn dhe Gurishten. Me zevendesime u pergjigj edhe trajneri mik cka solli nje nivel te dobet loje dhe pak raste per gol. Fershellima e fundit e arbitrit kryesor mbylli ne barazim pa gola 90 minuteshin mes Vllaznise dhe Decic ku edhe nje here kuqeblute zhgenjyen. Ne fund zevendestrajneri Aleksander Maxhar u shpreh I pakenaqur me lojen qe zhvilluan futbollistet ndersa theksoi se rezultati ka pak rendesi pasi eshte nje miqesore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts