Regjistrimi i tokes ne Malesine e Madhe dhe paisja e fermereve për çertifakatat e pronesise, eshte shqetësimi kryesor qe kërkon Bashkia ti jepet zgjidhje pa humbur me kohe. Kryetari Tonin Marinaj, thote se nuk janë me shume se 15 fermere qe kane aplikuar për ta bere regjistrimin sipas ligjit 7501, ndersa e gjithe pjesa tjeter pret për nje tjeter vendim zytar:
Marinaj kujton se pjesa dërmuese e fermereve ne Malesine e Madhe, e kane ndare token sipas kufijve te vjeter dhe nuk ka shqetësime ne ketë drejtim. Ajo qe kërkohet eshte qe përderisa nuk ka probleme,te behet regjistrimi dhe te pajisen me titujt e pronesise. Ketë zgjidhje shpresojme qe ta zyrtarizoje se me shpejt Qeveria, pasi ia kemi beri propozimin :
Ne Malesine e Madhe janë afruar shume donatore me projekte për zhvillimin e bujqesise dhe ne veçanti te bimeve medicionale, por pengesa kryesore eshte se fermeret nuk kane tapite e tokes, ndaj dhe keto projekte kane mbetur pezull.