Sunday, December 4, 2022
HomeSportSi eshte Vllaznia pas 1 muaji pergatitje ?

Si eshte Vllaznia pas 1 muaji pergatitje ?

-

Prej 1 muaji skuadra e Vllaznise po vijon stervitjet per sezonin e ri futbollistik. Duke patur parasysh kushtet financiare, drejtuesit e klubit me ne krye trajnerin Cungu jane munduar te arnojne ekipin. Keshtu largimet e Dragojevic, Arbrit, Hakajt, Sefes dhe Kalase jane zevendesuar deri diku pavaresisht veshtiresive te shumta ne merkato. Vetem portieri Agovic ka rezultuar I suksesshem deri me tani nga lojtaret ne prove duke firmosur nje kontrate me kuqeblute. Perballe kesaj situate trajneri Cungu provoi nje tjeter strategji ate te njohjeve personale me futbollistet dhe emrin e tij pozitiv ne futbollin shqiptar duke afruar lojtare si Gocaj, Kruja, Pepa dhe se fundmi mesfushorin Ylli Hoxha. Por si eshte Vllaznia sot pas nje muaji pergatitje ? Porta duket reparti I kompletuar me Agovic dhe Selimajn qe do te luftojne per nje vend ne formacion ndersa talenti Sherri eshte ne pritje te shansit te tij. Krahu I djathte I mbrojtjes duket I plotesuar me Gocajn dhe Gurishten por qe mund te perdoret edhe Pjeshka. Dyshja e qendres Cicmil – Vrapi jane padyshim lideret e mbrojtjes por kane vetem Pjeshken si alternative ndersa I gatshem per kete pozicion ne raste demtimi te tyre apo skualifikimi eshte edhe Marku. Zevendeskapiteni eshte I vetem ne krahun e tij te majte dhe pa nje zevendesues prandaj klubi po kerkon nje tjeter alternative. Manuka po vijon te stervitet me kuqeblute por ende nuk ka marre nje pergjigje pozitive. E sigurte eshte qe Vllaznia do te firmose edhe me nje tjeter mbrojtes. Mesfusha duket reparti me I kompletuar deri me tani. Krymi, Tafili, Bardulla, Kapaklia dhe Kruja jane 5 opsione mjaft te rendesishme per planet e trajnerit Cungu. Nderkohe ne krahe, Vllaznia ka me shume alternativa se asnjehere. Kapiteni Shtubina ne te djathte dhe Ylli Hoxha ne te majte ndihmohen nga Çinari, Vecaj dhe Dyca duke krijuar nje grup mjaft te forte. Ne mesfushe nuk perjashtohet edhe mundesia e afrimit te nje tjeter lojtari duke qene se Kapaklia po vuan nje demtim te rende. Nderkohe ne sulm jane 3 emra per nje pozicion, Pepa, Dibra dhe Erkocevic pritet te rivalizohen nga nje tjeter blerje. Drejtuesit e klubit kane bere te ditur se do te afrohet edhe nje sulmues me cdo kusht. Ekipi eshte drejt plotesimit por duhet pritur pasi ka ende shume kohe perpara.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts